Mbetet në fuqi vendimi i SPAK për sekuestron e vilës në Hamallaj të Erjola Hoxhës, bashkëjetueses së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj si dhe të një vile në Palasë, që figuron në emër të Elda Dinajt.

Vendimi i dha nga Apeli i Posaçëm i GJKKO.

Gjykata arriti në konkluzionin se këto pasuri do të duhet të qëndrojnë të sekuestruar, pasi ka dyshime se ato mund të tjetërsohen. Seanca në fjalë është zhvilluar në dhomë këshillimi, pra një proces pa praninë të palëve, por mbi bazën e dokumentacionit të depozituar nga përfaqësuesi ligjor i Ahmetajt.

SPAK po heton rolin e ish-zv.kryeministrit për inceneratorin e Fierit. Më 9 mars, Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer kontrolle në shtëpinë e ish-gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt.

Ahmetaj kërkoi konstatimin e vendimit të shkallës së parë si anti-kushtetues, pasi sipas tij, për lejimin e kontrollit të banesës së bashkëjetueses së tij duhej marrë miratim nga Kuvendi.

Artikulli paraprakALIBEAJ MESAZH VOTUESVE NGA KËLCYRA: DEMOKRATËT E FILLOJNË NGA VETJA REFLEKTIMIN, PARA SE TË SHKOJMË TEK KUNDËRSHTARI POLITIK
Artikulli tjetërHILA: HAJMELI ZONË E RËNDËSISHME