Seanca e sotme e Kuvendit ka nisur me Sali Berishën, i cili u shpreh se njohja e gjenocidit në Srebrenicë është një akt i domosdoshëm për kombet dhe shoqëritë e civilizuara dhe se është kusht themelor që të mos përsëritet. Berisha hodhi akuza edhe ndaj Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç duke e quajtur si Putini i vogël.

“Në rast se Ballkani nuk ecën drejt BE, një nga shkaqet madhore është qëndrimi i gabuar i komunitetit ndërkombëtar ndaj Vuçiç. Pasi është një Putin i vogël i gatshëm të përsëris gjenocidin serb në çdo kohë” tha Berisha.

Ndër të tjera në seancën e sotme do të diskutohet raporti vjetor i veprimtarisë së Agjencisë të Sigurimit të Depozitave për vitin 2021 dhe raporti vjetor i veprimtarisë së institucionit të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2021. Po në këtë seancë do të diskutohen disa projektligje dhe projektvendime për pagat e punonjësve në institucionet e reja të drejtësisë.

Artikulli paraprakZGJEDHJA E 61 KRYETARËVE TË PS, BLENDI KLOSI NGA SHKODRA: DO PËRZGJEDHIM MË TË MIRËT
Artikulli tjetërRAMA NGA BRUKSELI: BE I MERR KTHESAT NGADALË. KJO SITUATË S’MUND TË VAZHDOJË MË GJATË, DO NDRYSHOJMË KURS!