Një kandidat për president në Panama ka postuar një foto në rrjetet sociale duke kërkuar ndihmë pasi helikopteri i tij u rrëzua në xhunglën e vendit.
Dimitri Flores, një kandidat i pavarur që kërkon të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2024, postoi videon nga vendi i ngjarjes pasi avioni i tij u rrëzua në një zonë malore në perëndim të Panamasë.
Thuhet se helikopteri mbante gjashtë persona, përfshirë Flores.
Kandidati presidencial tha se disa u plagosën në aksident.
“Helikopteri u rrëzua. Duhet të falënderojmë Zotin që jemi gjallë. Mundohuni të na dërgoni ndihmë,” tha zoti Flores. “Këtu ka këmbë, krahë të thyer,”.
Ndërsa lëvizte rreth vendit të rrëzimit, mbetjet e helikopterit të tij portokalli mund të shiheshin mes degëve të dendura.
Flores shpjegoi se aksidenti ndodhi “në 1.400 metra lartësi në male, pas zonës së Ceiba dhe mbërritjes në Jaramillo”. Ai nuk dha detaje se çfarë e kishte shkaktuar rrëzimin e helikopterit.
Autoriteti i Aviacionit Civil të Panamasë shkroi në Tëitter se avioni tashmë ishte lokalizuar dhe tha se një operacion shpëtimi ishte duke u zhvilluar.
Flores, avokat, është një prej kandidatëve që kërkojnë një pozicion në fletën e votimit presidencial në 2024 si një kandidat i pavarur.