Një shqiptarë, i identifikuar si Sokol Rahshta 45-vjeç, ka humbur jetën pas një incidenti në punë në Itali.

Mediat italiane sqarojnë se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, por shqiptari ka humbur jetën sot në spital.

45-vjeçari u rrëzua nga shkallët nga një lartësi 3 metra, ku së bashku me punëtorë të tjerë, ai po punonte për të larguar nga një çerdhe pemët e rrëzuara për shkak të erërave të forta në Pistoia.

Ai u dërgua me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor, por si pasojë e frakturave që kishte pësuar në kafkë, nuk mundi të mbijetonte.

Artikulli paraprakDASH: MOSNDËSHKIMI, PROBLEM! ZYRTARËT, POLITIKANËT E GJYQTARËT SHMANGËN NDJEKJEN PENALE
Artikulli tjetërYOU THEATER FEST 2019