Rreth 20 persona janë plagosur pasi barriera e sigurisë në një stadium është rrëzuar gjatë një ndeshje futbolli.
Dhjetëra tifozë që po festonin për golin e Fode-Ballo Toure gjatë minutës 15 në stadiumin ‘Licorne’ u rrëzuan në tokë. Mediat e huaja kanë raportuar se të paktën 3 persona janë në gjendje kritike.
Tifozët janë dërguar me urgjencë në spital dhe ndeshja Amiens-Lille është pezulluar pas incidentit. Pamjet e ngjarjes janë publikuar në Twitter dhe tregojnë fansat që hidhen sipër njëri-tjetrin. Shumë persona dhe zyrtarë janë parë që shkonin me nxitim për ti ndihmuar.