Një trailer serb që vinte nga Kroacia dhe shkonte në drejtim të Tiranës ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi prej 12 metrash.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të mbikalimit të autostradës në hyrje të qytetit të Fushë Krujës. Traileri ishte ngarkuar në Kroaci me maja birre të cilën po e dërgonte në Tiranë. Automjeti ka pësuar dëmtime të mëdha ndërsa janë lënduar dhe 2 shoferët e tij.
Policia thotë se shkak i aksidentit ka qenë përgjumja e shoferit të trajlerit. Traileri ka kaluar nga njera anë e rruges ne anen tjetër të autostradës duke rrezikuar dhe automjetet e tjera që po lëviznin në këtë autostradë. Dëmet materiale llogariten rreth 4 milion leke te reja.