Rrezimi i nje treni ne Egjipt ka sjelle 5 te vdekur dhe 27 te plagosur

Një tren doli nga shinat në jug të kryeqytetit të Egjiptit, Kajro, duke lënë 5 të vdekur. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë tha se 27 veta u plagosën në aksidentin që ndodhi në zonën Al-Ayat, rreth 50 kilometra në jug të Kajros. Shkaku i aksidentit nuk dihet ende, por Minsitri i Transportit Galal Said tha se ai do ta investigonte ngjarjen në detaj. Aksidenti ndodhi në kohën më të zënë të udhëtimeve, kur miliona egjiptianë largohen nga punët e tyre në Kajro për në qytezat e tyre.

Artikulli paraprakOPERACION POLICIE NE RIMINI,NE PRANGA EDHE 5 SHQIPTARE
Artikulli tjetërSULMOHEN DY POLICE NE BELGJIKE,AGRESORI NEUTRALIZOHET