Një efektivi i forcave speciale është rrëzuar në parkun kombëtar të Thethit në Dukagjin. Efektivi i RENEA-s Bledar Beluli ka rënë nga një lartësi prej 100 metër poshtë një shkëmbi duke marrë dëme në këmbë ndërsa raportohet se ka thyer duart dhe ka dyshime se mund të ketë pësuar dëme edhe në pjesën e legenit. Pavarësisht se është rrëzuar që në orën 7:30 të mëngjesit strukturat shtetërore që kanë për detyrë të ndërhyjnë në këto raste kanë vepruar me shumë ngadalësi edhe pse efektivi Beluli ndodhej në një gjendje të rëndë shëndetësore me disa dëme në trup.

Banorët e zonës që kanë shkuar për ta ndihmuar dhe persona të tjerë kanë kërkuar ardhjen e një helikopteri për të mundësuar transportimin e efektivit të RENEA-s drejt spitalit të Shkodrës ose të Tiranës ndërsa një ndihmë i kanë dhënë edhe punonjës të administratës të zonave të mbrojtura. Kjo nuk është bërë e mundur duke e lënë të plagosurin në mëshirë të fatit. Nga Shkodra është nisur një grup i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë për t’i dhënë ndihmë efektivit Beluli.

Ky i fundit është rrëzuar në një greminë 100 metër poshtë një shkëmbi në një terren tejet të thepisur ku lëvizja është shumë e vështirë. E vetmja mënyrë për t’u ulur në vendin ku është rrëzuar efektivi i RENEA ka qenë vetëm përmes konopëve. Kjo është arsyeja që është kërkuar me ngulm një helikopter për të bërë transportimin e tij për shkak të vështirësive të terrenit ku ndodhej. Transportimi fizik si kanë menduar strukturat e emergjencave ka rezultuar tejet i rrezikshëm për jetën e efektivit i cili ka disa plagë dhe e kishte totalisht të pamundur lëvizjen.

Edhe temperaturat në vendin ka ka rënë janë më të ulëta gjë e cila ka përkeqësuar gjendjen shëndetësore ndërsa banorët janë munduar që të ndezin zjarre për ta ngrohur por herë pas here zjarret janë shuar dhe ka qenë e pamundur për t’i lënë ndezur gjatë gjithë kohës. Përveç banorëve që kanë bërë maksimumin, strukturat shtetërore kanë vepruar me shumë ngadalësi duke treguar edhe njëherë qoftë dobësitë e tyre por edhe neglizhencën

kur në alpe rrëzohen shtetas shqipar ndryshe nga sa ndodh me aksidentet me të huajt ku angazhimi është maksimal. Efektivi i RENEA Bledar Beluli ndodhej në Theth jo për ndonjë aksion të forcave speciale por personalisht si një eksplorator i natyrës ndërsa në ecje e sipër u rrëzua duke u plagosur.

Artikulli paraprakSHKODËR, HARROHEN RRUGËT NË MES TË QYTETIT
Artikulli tjetërBASKET, TRAJNERI: E GJETA EKIPIN SI NJË GOTË E THYER