Rrihen me grushte në dëborë, pastaj u vidhen telefonat që të mos njoftonin policinë

 

Edhe pse bora e rënë mbrëmjen e djeshme krijonte një ndjesi dhe atmosferë paqeje, dy persona janë dhunuar rreth mesnatës në Kamëz dhe më pas u janë marrë telefonat celularë, në mënyrë që të mos telefononin policinë. Burime nga policia bëjnë me dije se, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e Edi. L, 38 vjeç, banues në Tiranë. Në bulevardin “Blu” Kamzë, me dy persona të tjerë, ai ka goditur me grushte J.K. dhe SH.SH, 31 e 20 vjeç, të dy banues në Dibër dhe i ka kanosur duke i marrë telefonat për të mos njoftuar policinë. Përveç Edi. L, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e dy agresorëve të tjerë.

Artikulli paraprak16-VJEÇARJA DHUNOHET NGA ISH I DASHURI 11 VITE MË I MADH
Artikulli tjetërHARADINAJ FALENDERON QYTETARËT: KRENAR PËR MBËSHTETJEN!