
Çmimet e larta të fruta perimeve në tregje po ndikojnë në rënie të ndjeshme të blerësve. Në Shkodër ndonëse nuk ka pasur rritje të produkteve bazë, sërish ka një tendencë rritje tek perimet. Tregtarët thonë se forca blerëse ka rënë ndërsa theksojnë se rritje të çmimit kanë vetëm produktet që janë jashtë stine.
Qytetartë shprehen se produktet janë cilësore ndërsa pohojnë se çmimet kanë pësuar rritje të lehtë.
Më së shumti rritje kanë pësuar perimet të cilat vijnë në Shkodër me cmim të lartë për shkak të kostove të transportit nga qytetet e tjera ndërsa rritje të lehtë kanë patur të gjitha produktet e shportës.