
Çmimet e fruta dhe perimeve po rriten çdo ditë e më shumë, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për qytetarët që të sigurojnë produktet bazë ushqimore. Më të prekurit nga kjo situatë janë pensionistët, të cilët me pensionet e tyre të ulëta mezi arrijnë të mbulojnë shpenzimet e përditshme.
Qytetarët shkodran kërkojnë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse për të mbështetur fermerët dhe për të rregulluar çmimet në treg, në mënyrë që produktet bazë të jenë të përballueshme për të gjithë. Ndërkohë, ndërsa çmimet vazhdojnë të rriten , qytetarët dhe veçanërisht pensionistët ndihen gjithnjë e më të pambrojtur ekonomikisht.