Operatorët e telefonisë celulare në Shqipëri kanë shtrenjtuar sërish muajin e fundit çmimet e ofertave për paketat ditore, javore dhe ato mujore. Qytetarët shkodran shprehen se janë të pakënaqur me rritjen e çmimeve.

Qytetarët shprehen se kjo rritje e çmimeve të ofertave nga kompanite telefonike është e papërballueshme dhe se rëndon xhepat e tyre.

Disa shqiptar të Kosovës që jetojnë prej shumë vitesh në Danimarkë shprehet se çmimeve e kompanive telefonike në një vend si Danimarka me standard jetese shumë më të lartë se Shqipëria janë më lirë se në vendin tonë.

Rritja e tarifave nga operatorët telefonik është një vendim jo i drejtë që prek direkt qytetarët shqiptar. Ato thonë se rritja e menjëhershme është një vjedhje kundërdrejt tyre pasi niveli i ulët i jetesës dhe të ardhurat e pakëta ua vështirësojnë më shumë.

Artikulli paraprakM.MADHE, PETKU I BORËS MBULON RAZMËN
Artikulli tjetërSHKODËR, PËRFUNDON KONKURSI MES SHKOLLAVE NË TEATËR