Pavarësisht reshjeve të dendura të këtyre ditëve të fundit, KESH bënt ë ditur se hidrocentrali kryesor i kaskadës së Drinit, ai i Fierzës vazhdon të mbahet i mbyllur, me qëllim grumbullimin e rezervës ujore.

Sipas të dhënave të fundit nga KESH, sasia e reshjeve në këto 10 diët ka përmirësuar ndjeshëm bilancin energjitik të Korporatës, ku niveli në HEC e Fierzës tashmë është rreth 8 metra më lart se niveli më 31 dhjetor. Sekretariati teknik i komisionit të posaçëm të trajtimit të plotave ka rekomanduar që kuotat në hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës të administrohen me tendencë ulje, ndërsa vlerësoi se Fierza për sa kohë të jetë e mundur të mbahet i stakuar me qëllim akumulimin e prurjeve dhe ritjen e rezervës energjitike. Të dhënat e fundit bëjnë të ditur se niveli i HEC Fierzë ishte 283.78 m dhe prurjet ishin rreth 500 m3/sek. Niveli në HEC Koman ishte 175.20 m dhe prurjet anësore janë rreth 410 m3/sek dhe niveli në HEC Vau i Dejës ishte 75.79 m dhe prurjet anësore rreth 100 m3/sek. KESH garanton se situata është plotësisht nën kontroll.

Artikulli paraprakEKONOMIKU, LËSHON LISTA SKANDALOZE TË NOTAVE
Artikulli tjetërMOTI I KEQ, OSHEE SHKODËR MERR MASAT