Vendimi i qeverisë për rritjen e pagave do të zbatohet edhe në Bashkinë e Lezhës, ndërsa përfitues janë të gjitha ketegoritë. Këshilli Bashkiak miratoi projekt-vendimin e pagave të funksionareve të zgjedhur, të emeruar, nënpunësve cvilë, të punonjësve të administrates atyre mbështetes dhe të masës së shpërblimit mujor të këshilltareve dhe kryetareve të fshatrave.
Këshilltarja e Partisë Demokratike Alfrida Marku tha se rritja e pagave është e vonuar, ndërsa tha se shumë punonjës të kësaj të bashkisë janë diskriminuar nga vendimi i Këshillit të Ministrave.
Pagat e funksioneve drejtuese në Bashkinë e Lezhës kanë arritur nivelin maksimal duke u dyfishuar, ndërsa për pjesen tjeter të nënpunësve pagat janë rritur nga 30 deri në 40 %.