Këshilli i Ministrave ka vendosur sot që të rrisë dietat e efektivë të policisë të cilët shërbejnë larg nga vendbanimi i tyre, në mënyrë të përkohshme apo të përhershme.

Sipas vendimit, i cili hynë në fuqi nga data 1 korrik, punonjësi i Policisë së Shtetit, kur emërohet, transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme jashtë vendbanimit të tij, përfiton pagesë për kompensim udhëtimi, si më poshtë vijon:

a) Nga 36 km deri 60 km, në masën 10 000 lekë në muaj; ndërsa më parë përfitonin vetëm 3 000 lekë në muaj.

b) Nga 61 km deri 100 km, në masën 15 000 lekë në muaj; ndërsa më parë përfitonin 5 000 lekë në muaj.

c) Nga 101 km deri 150 km, në masën 20 000 lekë në muaj; ndërsa më parë përfitonin 8 000 lekë në muaj.

ç) Nga 150 km deri 200 km, në masën 25 000 lekë në muaj; ndërsa më parë përfitonin 10 000 lekë në muaj.

d) Mbi 200 km, në masën 30 000 lekë në muaj; ndërsa më parë përfitonin 15 000 lekë në muaj.

Vendimi:

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.256, DATË 25.3.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KOMPENSIMIN PËR PRIVACIONET DHE HUMBJET QË I SHKAKTOHEN PUNONJËSIT TË POLICISË SË SHTETIT, PËR SHKAK TË NEVOJAVE TË PUNËS DHE TË SHËRBIMIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1, shkronjat “b” e “ç”, e 2, të nenit 67, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.256, datë 25.3.2015, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Punonjësi i Policisë së Shtetit, kur emërohet, transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme jashtë vendbanimit të tij, përfiton pagesë për kompensim udhëtimi, si më poshtë vijon:

a) Nga 36 km deri 60 km, në masën 10 000 lekë në muaj;
b) Nga 61 km deri 100 km, në masën 15 000 lekë në muaj;
c) Nga 101 km deri 150 km, në masën 20 000 lekë në muaj;
ç) Nga 150 km deri 200 km, në masën 25 000 lekë në muaj;

d) Mbi 200 km, në masën 30 000 lekë në muaj.”.

Artikulli paraprakMAKINA ME TURISTË ÇEKË RA NË GREMINË NË KELMEND, POLICIA JEP INFORMACIONIN ZYRTAR
Artikulli tjetërPO FLININ NË HEKURUDHË, TRENI SHTYP PËR VDEKJE DY EMIGRANTËT NË MAQEDONINË E VERIUT