47500 pensionistë në qarkun e Shkodrës kanë nisur gjatë së mërkurës tërheqjen e pensioneve tashmë të rritura me 3%.

286 deri në 773 lekë është masa e shtuar me vendim qeverie, kjo në varësi të pagesës së pensionit, megjithatë diferenca ka pasur për pensionistët në qytet dhe ata në fshat. Pranë zyrave të Postës Shqiptare në Shkodër ka pasur dyndje qytetarësh për tërheqjen e pensionit, ndërsa shprehen optimistë për shtesën, pavarësisht se sipas tyre duhet bërë akoma më tepër. Kategoritë e të moshuarve që përfitojnë nga rritja në masën 3% janë pensionistët socialë, veteranët e luftës, ushtarakët e dalë në pension, ish-punonjësit e minierave dhe pensionet e punonjësve të universiteteve, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike. Pas kësaj shtese të aplikuar nga qeveria, pensionit më i ulët në qyetet është 15 164 lekë, ndërsa më i larti 26 582 lekë. Sa i përket fshattit, pensioni minimal do të jetë 9 802 lekë, ndërsa maksimali 15 164 lekë në muaj.

PENSIONET NË QYTET MINIMALI:
15 164 lekë

MAKSIMALI:
26 582 lekë

PENSIONET NË FSHAT MINIMALI:
9 802 lekë

MAKSIMALI:
15 164 lekë

Artikulli paraprakINERTET PËRGJATË KIRIT, AKOMA PA ZGJIDHJE
Artikulli tjetërMIRATOHET PLANI I MBROJTJES SË BIODIVERSITETIT