Per te gjithe pensionistet nga data 1 mars qeveria ka miratuar rritjen e pensionit në masën 3 për qind.

Drejtoresha e Sigurimeve Shoqerore Shkoder Violeta Staka ne nje prononcim per mediat tregon se ne qarkun e shkodres perfitojne 47500 pensioniste. Nderkohe ajo ben te ditur dhe masen e rritjes se perfitimit nga 443 lekë deri në 773 lekë maksimumi. Drejtoresha Staka tregon edhe kategorite perfituese. Vendimi parashikon që shtesa do të ketë për mbi 20 kategori dhe ato do të fillojnë të tërhiqen duke filluar nga muaji mars. Në total, fondi i vënë në dispozicion për rritjen e pensioneve është 2.6 miliardë lekë krahasuar me vitet paraardhëse. Shtesa 3 për qind e pensioneve do të sjellë rritje të pensioneve të qytetit, nga 443 lekë deri në 773 lekë maksimumi. Për pensionet në fshat, rritja do të variojë nga 286 lekë deri në 367 lekë në muaj.

Artikulli paraprakVRASJA NË ÇOLE, PEZULLOHET PROKURORI SELMANI DHE DREJTORESHA E TIJ
Artikulli tjetërGRABITEN MILIONA LEKË DHE DOLLARË NË NJË PIKË KËMBIMI VALUTOR