Rastet e dhunës në familje në Shkodër kanë njohur një rritje këtë vit. Shifrat u bënë të ditur nga drejtorja e shërbimit social në bashkinë Shkodër Arlinda Bilali në ditën ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas në Shkodër ku nisën 16 ditët e aktivizmit me dokumentarin “Përtej Heshtjes”. Një thirrje për gratë dhe vajzat e dhunuara bëri edhe zëvendëskryetarja e bashkisë Shkodër Teuta Qyteza.
Trëndelina Boriçi e cila drejton organizatën “Gruaja tek Gruaja” dhe organizoi këtë aktivitet kundër dhunës në familje tha se situata nuk është aspak e mirë dhe rastet vijojnë që të jenë prezente.
Burime edhe pranë policisë vendore të Shkodrës bëjnë me dije se gjatë këtij viti rastet e dhunës ndaj gruas apo fëmijëve kanë ardhur në rritje gjë e cila tregon për një ndërgjegjësim më të madh të grave që denoncojnë edhe pse për shumë të tjera vijon të mbetet ende një tabu.