Në Malësinë e Madhe ka aptur një rritje të numrit të personave të prekur nga COVID-19. Riza Curri epidemiolog në njësinë vendore të kujdesit shëndetësor në këtë bashki bën me dije se mesatarisht kryhen 20 tamponë në ditë, prej të cilëve 5 dalin pozitivë.
Epidemiologu Curri tregon se grupmosha më pak e vaksinuar mbeten të rinjtë, të cilët nuk janë të ndërgjegjësuar në lidhje me rrezikun e përhapjes së virusit.
Malësia e Madhe është një nga bashkitë që ka patur një numër të madh të personave të prekur nga COVID-19.