Gjatë këtij viti në liqenin e Shkodrës jaën rritur ndjeshëm resurset e gjucës. Këtë gjë e ka bërë të ditur menaxheri I Organizatës së Menaxhim Peshkimit, Arjan Çinari I cili tregon se në bazë të vlerësimeve të brendshme të organizatës resurset e këtij lloj peshku kanë arritur shifra të kënaqshme.
Ndërkohë, gjuetia e paligjshme vazhdon të mbetet një fenomen I cili nuk mund të luftohet totalisht bën të ditur menaxheri Çinari. Gjë të cilën organizata e konstaton disa herë gjatë vitit.
Frenimi I gjuetisë së paligjshme ka bërë që në liqenin e Shkodrës të rriten resurset e llojeve të ndryshme të peshkut. Nga ana tjetër lind nevoja për të bërë statistika të mirëfillta dhe jo vetëm vlerësime të brendshme, por sipas menaxherit Arjan Çinari, ky proces kapërcen limitin e fondeve që ka Organizata e Menaxhim Peshkimit në Shkodër