379 raste të reja dhe 1 humbje jete nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Ky ka qene bilanci që vjen sot nga Ministria e Shëndetësisë. Aktualisht janë 2,091 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Ndërkohë, në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 38 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një qytetar 79 vjeç nga Elbasani

NJOFTIMI I MSH

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 5,339 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 379 qytetarë, në këto bashki: 111 raste në Tiranë, 34 raste në Lezhë, 33 raste në Durrës, 22 raste në Lushnje, Vlorë, 21 raste në Fier, 19 raste në Berat, 17 raste në Kavajë, 15 raste në Shkodër, 14 raste në Elbasan, 11 raste në Sarandë, 8 raste në Vau Dejës, Gramsh, 7 raste në Kuçovë, 6 raste në Krujë, Kamëz, 4 raste në Mat, 3 raste Malësi e Madhe, Kukës, Pogradec, 2 raste në Kurbin, Delvinë, Gjirokastër, 1 rast në Fushë -Krujë, Has, Tropojë, Skrapar, Peqin, Konispol.

Aktualisht janë 2,091 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 38 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një qytetar 79 vjeç nga Elbasani.

Janë shëruar 39 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,588 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 379
Të shëruar në 24 orë 39
Të shtruar në spitale 38
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 5,339

Testime totale 952,866
Raste pozitive 135,140
Raste të shëruara 130,588
Raste Aktive 2,091
Humbje jete 2,461

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 767
Shkodër 271
Fier 215
Vlorë 194
Elbasan 161
Lezhë 129
Durrës 122
Berat 71
Gjirokastër 58
Kukës 43
Korçë 40
Dibër 19

Artikulli paraprakMBI 19 MIJË QYTETARË NË KOSOVË MARRIN VAKSINËN KUNDËR COVID-19 NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërSHENJTORJA NËNË TEREZA NJË PREJ STAMPAVE TË POSTËS SË KOMBEVE TË BASHKUARA, META: SHEMBULLI I SAJ DUHET TË NA UDHËHEQË NË PËRDITSHMËRINË TONË