Sipas MeteoAlb, territori shqiptar në pjesën e parë të ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat kalimtare të jenë prezent në të gjithë vendin tonë.
Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 14°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim 1 – 2 ballë.