Pjesa e parë e ditës do të karakterizohet nga moti i kthjellët pothuajse në të gjithë territorin e vendit.
Orët e mesditës do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër territor, ku më të dukshme do të jenë në veri-verilindje të vendit. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit. Edhe gjatë natës nuk parashikohet të ketë ndryshime të kushteve të motit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë të tyre si në vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi veriperëndimi duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim i ulët.