Nisja e muajit gusht parashikon rritje të ndjeshme të temperaturave. Sipas Meteoalb temperaturat nuk do të ulen më poshtë 36 gradësh. Java e parë gushtit sjellë temperatura të larta, prandaj duhet të kihet shumë kujdes që të ruhemi rrezeve të forta të diellit.
I nxehti afrikan pritet të pushtojnë Shqipërinë, Ndërsa jepet alarmi që temperaturat më të larta do të kapen në qytetet Shkodër dhe Berat.
Fusha termike nga e diela dhe në vijim duke përfshirë edhe javën e parë të muajit gusht, do të ushqehet nga masa ajrore të nxehta të kontinentit Afrikan të cilat rritin ndjeshëm temperaturat mbi Shqipëri
ku pritet që periudha 29 korrik – 5 gusht të shënojë vlerat termike më të larta të vitit 2018; sigurisht pa marrë në konsideratë 20-ditët e fundit të gushtit që përkojnë dhe me fundin e stinës së verës,
për të cilat ka sinjale të forta që sjellin temperatura pranë vlerave tipike të gushtit; nuk përjashtohet mundësia e ndonjë 3-ditëshi ku temperaturat ngjiten mbi 39°C
Përsa i përket së shirave, parashikohet që 10-ditëshi i parë të jetë kryesisht i thatë, shirat më të pranishëm në formën e stuhive të izoluara në zonat malore ndërsa në dt. 2 – 3 gusht rrebeshe afatshkurtra rrezikojnë zonat Qendrore dhe Jugore.