Me rritjen e temperaturave është rritur edhe numri i pacientëve të cilët paraqiten për të marrë shërbim në urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës.

Shefi i Repartit të Urgjencës Eduard Gjonaj në një intervistë për “Star Plus” thotë se cdo ditw paraqiten 90-100 , kryesisht me viroza të stinës apo edhe me probleme kardiovaskulore ose me probleme të ndryshme. Gjonaj ka edhe një apel për të gjithë pacientët . Sipas Gjonaj ky fluks krijohet edhe për shkak se pacientet i drejtohen urgjencës edhe për shërbimet që i ofrojnë qëndrat shëndetësore, apo një kategori fëmijësh, që duhet të paraqiten tek pediatria kur kanë viroza dhe jo në urgjencë, pasi krijohet një kaos edhe në ditët e zakonshme.Ai sqaron se urgjenca është gjatë gjithë kohës në gatishmëri për trajtimin e cdo rasti , duke qënë se kjo periudhë njihet për problematikat që shfaq tek popullata sa i përket gjendjeve virale.

Artikulli paraprakSEZONI I VERËS, BUSHATI: VELIPOJA, 24 ORË SHËRBIM ZJARRFIKËS
Artikulli tjetërKONCERT DIPLOMIMI NË SHKOLLËN E MUZIKËS “PRENKË JAKOVA”