Vendi ynë gjatë paradites vijon të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave, ku më të dukshme paraqiten në zonat veri-verilindore. Por pasditja dhe nata sjellin shtim të vranësirave në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -11°C deri në 9°C.

Era do fryjë lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar dallgëzim të papërfillshëm.

Rajoni i Ballkanit dhe Europa Lindore paraqiten në kushte të qëndrueshme atmosferike. Ndërsa pjesërisht Qendra e kontinentit do të jetë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rreshje dëbore. Gjithashtu me vranesira të shumta dhe rreshje të dendura debore paraqitet Europa Veriore.

Artikulli paraprak13 VITE SHTET I PAVARUR, SOT FESTON KOSOVA! ‘NEW BORN’ MBULOHET ME SHENJA DUARSH ME NGJYRËN E USHTRISË
Artikulli tjetërLUFTA KUNDËR KULTIVIMIT TË DROGËS, NËNSHKRUHET PROTOKOLLI OPERACIONAL MES POLICISË SHQIPTARE DHE ASAJ ITALIANE