Prodhimi i shtuar industrial, rritja e numrit të ndërtimeve, si dhe bumi turistik kanë rritur lehtë besimin në ekonomi në muajin shtator. Banka e Shqipërisë thotë se besimi në ekonomi në muajin që lamë pas u rrit me 0.6% krahasuar me gushtin. Me përjashtim të tregtisë që vijon rënien, të gjithë sektorët e tjera janë në rritje në shtator, përfshirë këtu edhe stabilitetin e konsumatorëve të cilët nuk janë as më shumë optimist por as pesimistë.Shërbimet e rritën besimin me 3.1% në shtator për shkak të aktivitetit të tyre, rritjes së kërkesës së ndikuar prej vizitorëve vendas e të huaj. Optimist ata janë edhe për muajit e ardhshëm, ndërsa paralajmërojnë një rënie të lehtë të çmimeve.

Më pas është aktiviteti i industrisë që besimin e ka rritur me 2.5%, ndikuar nga vlerësimet më pozitive të bizneseve për prodhimin industrial aktual, si dhe pritje më optimiste për porositë nga eksportet. Për të njëjtat arsye edhe ndërtuesit janë 1.2% më shumë optimist se në gusht. Kurse qytetarët nuk e kanë ndryshuar besimin e tyre prej 2 muajsh, pasi janë skeptik për të ardhmen, për financat e tyre e presin rritje të papunësisë. I vetmi sektor në rënie është tregtia, që edhe në shtator e zvogëloi besimin me 2.3% ndikuar kryesisht pritshmëritë për rënie të nivelit të punësimit në të ardhmen, si dhe për ngadalësim të aktivitetit të tyre.

Sektori i tregtisë po goditet edhe nga dobësimi i euros përballë lekut. Eksportuesit tanë kanë humbur afro 320 milionë euro nga janari në gusht të këtij viti, kjo për shkak se fitimet ata i kanë në euro. Në kushtet kur euro është zhvlerësuar dhe aktualisht këmbehet me 98 lekë, edhe të ardhurat e bizneseve vijojnë të ulen.

Artikulli paraprakPRESIDENTJA OSMANI NË GJERMANI, KËRKON MBËSHTETJE PËR ANËTARËSIM NË ORGANIZATA NDËRKOMBËTARE
Artikulli tjetërIRANI NIS HAKMARRJEN NDAJ IZRAELIT, QINDRA RAKETA LËSHOHEN DREJT TEL AVIVIT, NDIZEN SIRENAT E ALARMIT