Ardhja e turistëve, teksa sezoni këtë vit ka filluar që në maj, është një nga arsyet që po ndikon, sipas ekspertëve, në rënien e vaqzhdueshme të vlerës së euros.

Sipas të dhënave të publikuara dje nga INSTAT për katërmujorin, në vend kanë hyrë rreth 1 milion shtetas të huaj, me një rritje prej 7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku u konstatua rritje e ndjeshme e polakëve, italianëve e shtetasve të tjerë.

Në rritje ishin dhe pushuesit nga Kosova, ndryshe nga viti i kaluar kur u shënua një rënie.

Këtë vit pritet një numër rekord turistësh, teksa hotelet në Durrës kanë deklaruar se ata janë të prenotuar 100% duke filluar nga qershori deri në tetor. Ketë vit pritet një numër i lartë turistësh nordikë

Artikulli paraprakZHDUKEN KUSHËRINJTË ,NJËRI DJALI I ISH-KRYEPLAKUT TË ARRESTUAR PËR DROGË
Artikulli tjetërBASTISET PROKURORIA E DURRËSIT, VIDHEN DOKUMENTAT NË ZYRAT E PROKURORËVE