Të gjithë qytetarët që posedojnë një automjet, gjatë ditëve të fundit kanë konstatuar rritjen e çmimit të karburantëve.

Në pikat e tregtimit të karburantëve është vënë re se çmimi i naftës ka shënuar rritje me 5 lekë për litër. Nga 162 lek që tregtohej një litër naftë ajo sot tregtohet me 167 lekë. Edhe benzina është rritur me 5 lek për litër, nga 163 që shitej pak ditë më parë sot ajo shitet në tregun me pakicë me 168 lekë. Por kush janë arsyet e rritjes së çmimit të karburanteve në vend. Aktorët e tregut pohojnë se dy janë arsye. Së pari shtrenjtimi i naftës në bursat ndërkombëtare. Si dhe Bashkitë kanë filluar të arkëtojnë taksën e rilicencimit të karburanteve, 5 milionë lekë në Tiranë dhe 2 milionë lekë në rrethe. Kjo taksë u shumëfishua nga janari i këtij viti sipas një vendimi të këshillit të ministrave. Kjo është hera e tretë që çmimet me pakicë të karburanteve rriten brenda këtij viti, pasi arritën në janar afër 150 lekë si rrjedhojë e rënies së naftës në bursat ndërkombëtare në 27 dollarë për fuçi.

Artikulli paraprakCILËSIA E UJËRAVE NE SHKODËR
Artikulli tjetërKUSH DHUNON FËMIJËT NË BURG