Pas rritjes së çmimit të bukës dhe produkteve të tjera ushqimore janë shtrenjtuar më tej edhe çmimet e karburanteve në vend për të disatën herë radhazi brenda një periudhe të shkurtër kohe.

Rritja e çmimeve është vënë re për të gjitha llojet e karburanteve. Në pikat e tregtimit të karburanteve nafta dhe benzina po shiten me rreth 8 lekë më shumë se një javë më parë. Çmimi për një litër naftë ka arritur  në 177 lekë, nga 161 lekë që tregtohej pak ditë më parë, teksa një litër benzinë tregtohet për gati 179 lekë.

Konsumatorët po paguajnë më shtrenjtë edhe për çmimin e gazit pasi në pikat e karburanteve shitet nga 76 deri në 89 lekë, duke parë një rritje të fortë me gati 17 lekë krahasuar me një javë më parë.

Por, cilët janë faktorët që kanë sjellë shtrenjtimin e fortë të karburanteve në vend?

“Ka një problem global sa i përket ndryshimeve të çmimeve, pandemia ka dhënë ndikimin kryesor në rritjen e çmimit të lëndëve të para me hapjen e ekonomisë.. Në Shqipëria rritja është më e fortë dhe ndjehet më shumë dhe kjo vjen si pasojë e mungesës së institucioneve, sidomos te nafta. Menjëherë pas lëvizjeve në bursë, reflektohet në vend pasi kompanitë nuk mbajnë stok të mjaftueshëm dhe justifikojnë rritjen me ndryshimet në bursë”, tha eksperti për ekonominë, Vjoldi Danaj.

Artikulli paraprakREFORMA NË DREJTËSI/ AMBASADA E SHBA: PRIORITET PLOTËSIMI I VAKANCAVE TË KRIJUARA NGA VETTINGU!
Artikulli tjetërKRYQI I KUQ SHQIPTAR 100 VJET NGA THEMELIMI, META E VLERËSON ME DEKORATËN E LARTË “NDERI I KOMBIT”