MBI 72 MIJË TURISTË TË HUAJ KANË HYRË NGA KJO PIKË KUFITARE.
Fluksi i hryje- daljeve me të cilen për përballet pika e kalimit kufitar në Muriqan ka bërë që policia e Shtetit Shqiptar në bashkëpunim me palën malazeze të shtojnë sportelet për të patur sa më shumë lehtësuar në kontrollin e kalimtarëve.
Nga 4 sportele që janë të instaluara janë shtuar dhe 6 të tjera duke e rritur numrin e tyre në 10 në total. Për këtë pikë ka folur dhe shefi i Pikës Kufitare të Muriqanit Petrit Milkurti. Ndër të tjera, Milkurti ka folur dhe për numrin e përgjithshëm të hyrjeve e daljeve qoftë të qytetarëve por dhe automjeteve. Me shtimin e fluksit të shtetasve gjatë këtyre ditëve në Muriqan, Policia kufitare ka arritur që të bëjë dhe disa ndalime qoftë me shtetas në kërkim por dhe me dokumenta të bllokuara e refuzim të tyre. Kështu duke u ndalur më me detaje në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit për periudhën
1-19 gusht, kanë hyrë 43.996 shtetas shqiptar shoqëruar kështu me 3 246 mjete. Dalja e shtetsave shqiptar ka qenë rreth 21 293, të shoqruar me 5 224 mjete. Përsa i përket hyrjes së shtetasve të huaj gjatë kësaj periudhe nurmi i tyre ka shkuar në 72 344 të shoqëruar me 13 824 mjete. Ndërkohë që për të dalë ka patur një numër prej 91 692 shtetas të huaj të shoqëruar me 18 062 mjete. Nisur dhe nga statistikat shqipëria gjatë kësaj përiudhe është frekuentuar më shumë nga turistët e huaj. Fakt ky që tregon një interesim më të madh të turistëve për vendin tonë, por kushtet që në si shtet u ofrojmë bën që ato të zhgënjehen që në pikën kufitarë të muriqanit.