Sezoni turistik ka sjelle nje shtim te mjeteve motorike ne qytetin e Shkodres.
Shihet qarte ne akset e qytetit se ka nje numer me te madh makinash krahasuar me ditet e fundit. Kjo ka ardhur si shkak i nje fluksi te hyrjeve ne pikat e kalimit kufitar Muriqan – Sukobine, ne Hanin e Hotit e po ashtu edhe emigrantet qe vijne nga Greqia, Italia apo vende te tjera te Europes. Krahasuar me nje vit me pare ne kete periudhe verehet se ka nje numer me te madh automjetesh te cilat levizin ne segmentet rrugore te Shkodres. Shtimi i mjeteve motorike natyrisht qe ka sjelle problem ne disa segmente te ndryshme te qytetit, kryesisht ne ato pika strategjike ne te cilat lidhen pjese te rendesishme te Shkodres. Ky qytet ende nuk eshte nga ata qytetete qe pranon nje numer te madh mjetesh motorike, kjo per shkak te vend-parkimeve, sinjalistikes qe ne pjese te ndryshme mungon, akseve rrugore te papershtatshme ne qytet e ne te njejten kohe shpesh here edhe mungeses se pergjegjesise nga vete drejtuesit e autmojeteve te cilet nuk respektojne rregullat e qarkullimit rrugor. Te gjitha keto sebashku krijojne nje trafik te renduar ne qytetin e Shkodres. Ne oraret e pikut te levizjes ne shume raste makinat bllokohen per pak çaste duke pritur ne radhe apo duke levizur me shume ngadalsi. Nga ana tjeter kjo lloj situate qe vjen nga trafiku i dendur krijon shqetesime edhe per kalimtaret e shumte e po ashtu ata te cilet zgjedhin qe te levizin me biçikleta. Problematike mbetet situata per levizjen e femijeve dhe personat me nje moshe te thyer. Edhe rreziku i aksidenteve eshte gjithnje prezent. Trafiku i dendur pritet qe te zgjase gjate gjithe ketij sezoni turistik duke sjelle jo pak shqetesim ne qarkullimin rrugor ne qytetin e Shkodres.