Interesi i per te ndjekur arsimin Profesional eshte i madh ku nxenes te shkollave 9 vjecare te Kukesit, Hasit dhe Tropojes kane zhvilluar nje vizite ne Shkollen Profesionale ‘Kolin Gjoka’ ne Lezhe.
Me shume se 100 nxenes pane nga afer ambjentet e shkolles, u njohen me drejtimet qe ofron shkolla,stafin e mesuesve, si dhe me mbeshtetjen qe projekti Skills For Job i jep shkolles dhe kuptuan se arsimi profesional eshte zgjidhja me e mire per ta.
Drejtori i Shkolles ‘Kolin Gjoka’ Lezhe, Bardh Dedgjonaj thote se interesi cdo vit eshte shume i larte edhe nga rrethet e tjera per te studiuar ne kete shkolle, por qe kapaciteti duhet te jete edhe me i madh pasi nuk e perballon fluksin.
Nga viti ne vit nxenesit e kesaj shkolle po dalin me arritje dhe rezultate te larta fale praktikave qe bejne me biznesin, fale projektit Aftesi per pune.