I cilësuar në çdo kohë si thesar i çmuar për të pasuruar boten e brendshme të njeriut apo si kultivues i vlerave të dijes, interesi për librin në Lezhë po vjen në rritje.Numri i frekuentuesve në biblioteken “Gjergj Fishta” të qytetit është i konsiderueshem, ku dominojnë të rinjtë të cilët janë nxënës shkollash.Diçka e tillë bëhet e ditur nga përgjegjësi i bibliotekes Albert Çuko, sipas të cilit rikonstruksioni i godinës dhe pasurimi me libra të rinj ka dhënë impakt pozitiv.

Biblioteka “Gjergj Fishta” ka një fond të pasur librash ku numerohen rreth 38 mijë tituj dhe 100 mijë ekzemplar.

Biblioteka publike e Lezhës u rikonstruktua në kuader të programit të rindërtimit nga tërmeti, duke i kthyer këto ambjente në kushte bashkohore për lexuesit dhe realizimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore.

Artikulli paraprakSHKODËR, KËMBËSORËT NUK ZBATOJNË RREGULLAT
Artikulli tjetërMEGI DOÇI FLET PËR SKUADRËN E SAJ TË RE