Rënia e çmimeve në bursa, rritja e kërkesës së brendshme dhe mirëmenaxhimi administratës doganore kanë sjellë rritjen e zhdoganimeve të karburanteve. Konsumi i karburantit në 3- mujorin e parë të vitit 2022 ka tejkaluar me rreth 5000 ton tremujorin e parë të vitit 2022 dhe 3- mujorin e parë 2021 me rreth 3,100 ton. Të dhënat operative nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë një rritje të konsumit të karburantit në mënyrë progresive gjatë muajit mars 2023 duke kaluar shifrën e 48 mijë e 741 ton. Rritja e konsumit të karburanteve, si një nga produktet kryesore që ndikon në zinxhirin ekonomik të mallrave dhe shërbimeve, sinjalizon rritje të kërkesës së brendshme dhe rritje ekonomike.

Banka e Shqipërisë në raportin e fundit të politikës monetare është shprehur për një rezistencë të kënaqshme ndaj goditjes së çmimeve që erdhi nga ambienti huaj, rritja e pagave, rritja e punësimit. “Shpenzimet konsumatore dhe investimet private do të ushqehen nga financat e mira të sektorit privat, tregu i fortë i punës dhe rritja e kredisë, ndërkohë që eksporti i mallrave dhe i shërbimeve pritet të vijë në rritje”, bën me dije BSH. Ndërkohë sipas Instat, rritja ekonomike po mbështetet te aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit, (me 6,18 %), Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor(rritje 5,61 %), Informacioni dhe Komunikacioni(13,79 %), aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit(rritje 12,97 %) dhe Pasuritë e Paluajtshme(rritje 9,36 %). Gjatë vitit 2022, importet e karburanteve shënuan rënie, duke reflektuar shtrenjtimin e ndejshëm të tyre, sidomos në pjesën e parë të vitit. Në fillim të marsit, sapo nisën sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës, nafta në bota i kaloi 120 dollarë për fuçi, ndërsa në tregun vendas arriti në nivele rekord deri në 265 lekë për litër.

Në muajt e fundit të 2022-t çmimi erdhi në ulje, duke zbritur poshtë 200 lekëve/litër. Aktualisht një litër naftë tregtohet me 184 lekë, sipas vendimit të fundit të Bordit të karburanteve, i cili që prej marsit 2022 përcakton çmimet tavan të tregtimit të naftës, benzinës dhe gazit.

Artikulli paraprak“HEKUBA”, TRAGJEDIA E LASHTË PËR HERË TË PARË NË SHQIP
Artikulli tjetërBEGAJ DEKRETON EMËRIMIN E VLORA HYSENI SI DREJTUESE TE SHISH