INSTAT raportoi një rënie me 400 mijë persona të popullsisë në Shqipëri ku shkak kryesor është dhënë emigrimi i lartë. Situata e zgjatur ndër vite po shoqërohet edhe me lënien e shtetësisë shqiptare. Sipas të dhënave të INSTAT janë 870 raste që kanë kërkuar të lënë pasaportën e vendit duke mbajtur të një shteti tjetër. Shifra flet në një rritje prej 20.7 për qind në vitin 2023 krahasuar me atë të vitit 2002. Por nga ana tjetër rënie është shënuar në të huajt që kërkojnë të bëhen shqiptare

Janë 1.382 persona të huaj që në këtë periudhë kanë marrë pasaportën e vendit tonë. Por në dokumentin e INSTAT shtohet se ka një rënie me 9.5 për qind. Në pjesën dërrmuese, ose në 74 për qind të rasteve përfituesit janë nga Kosova, e më tej nga Turqia e shtete të tjera. INSTAT raporton se prej tyre 796 janë meshkuj dhe 586 femra. Rritje ka shënuar dhe numri i azilantëve që kanë kërkuar të strehohen në Shqipëri. Shqipëria merr eksperiencën rumune për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve me burim krimin
Në 12 muajt 261 persona kanë paraqitur dokumentin në vendin tonë krahasuar me 125 që ishte më parë.

Numrin më të lartë e zënë shtetasit afgan në 61 për qind të rasteve të ndjekur më pas nga Siria, Iraku., etj. Pavarësisht rritjes, sipas INSTAT vetëm 14 kanë mundur të marrin përgjigje pozitive dhe nga këta 5 i përkasin shtetasve me origjinë nga Iraku, 4 nga Afganistani dhe pjesa mbetur i përkasin shtetasve nga Siria e Palestina.

Artikulli paraprakVOTA E DIASPORËS, GJIKNURI NË KUVEND: TA KALOJMË NË KORRIK!
Artikulli tjetërARRESTIMI I BEQAJT, BERISHA: VODHI 125 MIJË EURO NGA FONDET E BE