Çmimi i një kg sheqer është rritur me 10 lekë dhe nga dita e sotme do të shitet me 114 lekë/kg. Ky është vendimi i ri i Bordit të Transparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me Shumicë/Pakicë. Sheqeri vjen me 94 lekë në vendin tonë, ndërsa 20 lekë është marzhi i fitimit dhe kostot e tregtimit.
Më 10 qershor, ishte vendimi i fundit që dha Bordi për cmimin e sheqerit për ta tregtuar me 94 lekë/kg. Vetëm 17 ditë më vonë, është marrë vendimi që çmimi i produktit ushqimor bazë sheqer të rritet me 10 lekë si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e çmimeve ndërkombëtare.
Vendimi i Bordit
Për artikullin sheqer (1 kg) miratohen marzhet si më poshtë:
a.Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të sheqerit nga importuesi dhe ambalazhuesi është 15 lekë/kg (6 lekë/kg për importuesin dhe 9 lekë/kg për ambalazhuesin) mbi koston e importit plus detyrimet e paguara në doganë.
b.Marzhi i tregtimit të transportuesit i cili mund të jetë shitësi me shumicë, shitësi me pakicë apo palë të treta, nga magazina e shitësit me shumicë tek magazina e shitësit me pakicë është 2 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi.
c.Marzhi i tregtimit të shitjes në njësitë e tregtimit me pakicë të produktit sheqer është 3 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi plus transportin sipas gërmës “b” të këtij paragrafi.