Krahasuar me vitin 2021, gjatë vitit që lamë pas është rritur numri i personave të cilët kryejnë kontrollin mjekësor bazë të shëndetit në qendrën shëndetësore Rrethina. Elsiona Qallija infermiere në këtë qendër shprehet se kjo rritje vjen pasi banorët janë ndërgjegjësuar mbi rëndësine e kryerjes së këtij kontrolli i cili në shumë raste ka diagnostifikuar në kohë sëmundje si diabeti apo hipertensioni.

Infermierja i bën apel të gjithë banorëve të mos e neglizhojnë një kontroll të tillë.
Të gjithë personat nga mosha 35 deri në 70 vjeç kanë mundësinë ta bëjnë Check Up-in pa asnjë pagesë.

Ky kontroll synon depistimin e popullatës për faktorët e rrezikut dhe sëmundshmërinë me qëllim parandalimin e sëmundjeve dhe komplikacioneve, si dhe zbulimin dhe mjekimin në fazat e hershme.

 

Artikulli paraprakDËMTOHEN 7 FIDERA, RIKTHEHET ENERGJIA PËR 10 MIJË ABONENTË
Artikulli tjetërGRUDË E RE, FSHATI ME RRUGËT E AMORTIZUARA