8 mijë lekë të reja do të jetë pagesa maksimale e ndihmës ekonomike pasi të fillojë zbatimi i skemës së re.
Drejtorja Rajonale e Shërbimit Social në Shkodër bën me dije se përmes këtij riorganizimi synohet që të përfitojnë vetëm familjet që janë në vështirësi ekonomike. Të gjithë përfituesit e ndihmës ekonomike do të bëjnë verifikimin e statusit të tyre një herë në tre muaj pranë zyrës së ndihmës ekonomike në njësitë administrative. Aplikimet në të gjitha njësitë vendore do të vijonë derisa Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social të lajmërojë mbylljen e fazës së parë.