Rritja e temperaturave dhe reshjet e shumta kane sjelle rritjen e nivelit te lumenjve Drin Bune dhe Kir ne Shkoder. Vetem gjate 24 oreve te fundit ka pasur nje rritje te ndjeshme te nivelit te ketyre lumenjve cka perben nje rrezik serioz per permbytje ne zonen e Shkodres.

Banoret e nenshkodres ngelen me shprese tek menaxhimi i kaskades se hidrocentraleve per te mos iu rikthyer ritualit te permbytjeve . Situata po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga ana e Bashkisë Shkodër .

Ne nje njoftim te bashkise Shkoder thuhet se Bazuar në informacionet e IGJEUM, vlerësojmë se me vazhdimin e reshjeve si dhe për shkak rritjes së pritshme të temperaturave gjate ditëve të ardhëshme, mund te kemi prurje të mëdha në bazenet ujëmbledhës të lumenjëve Drin e Buna.

Duke parashikuar edhe shkarkimet e mundëshme nga hidrocentralet, mund të krijohet probleme në disa fshatra të NJA Gur i Zi, Ana e Malit dhe Dajç të Bashkisë Shkodër.

Po ashtu edhe përrenjtë malorë mund te kenë prurje te mëdha, gjithmonë sipas parashikimeve edhe nga IGJEUM. Ndaj KESH, që bën menaxhimin e digave të HEC-eve, duhet të ketë një plan- protokoll veprimi, i cili duhet të parandalojë sa më shumë të jetë e mundur problemet që mund të krijohen nga shkarkimet.

Kerkohet njoftimi i pandërprerë, periodik dhe në kohën e duhur të Bashkisë Shkodër nga ana juaj, për të bërë njoftimin e popullsisë dhe për të minimizuar maksimalisht dëmet e pritshme të mundshme nga një situatë që ne dëshirojmë ti paraprijmë në mënyrë parandaluese.

Bashkia Shkoder vazhdon te këtë ne gatishmëri mjete teknike dhe burime njerëzore për sigurimin e shërbimeve publike normalisht.

Artikulli paraprakDREJTOR I RI, URDHËRA TË REJA!
Artikulli tjetërBLLOKOHEN RRUGËT NË FSHATRAT MALORË