61 persona janë konfirmuar pozitiv me Covid 19 nga testimet e kryera një ditë më parë në qarkun e Shkodrës. Ky numër është më i larti në 5 muajt e fundit shprehet Dhurata Hysa shefe e shërbimit epidemiologjik në Shkodër.

Epidemiologia Hysa i bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm.Prej kohësh në qarkun e Shkodrës por dhe në vend ka pasur një rënie të numrit të qytetarëve të infektuar me Covid 19 ndërsa duket se më nisjen e sezonit veror, me ardhjen e turisteve dhe emigrantëve numri i infektimeve ka filluar të shtohet.

 

Artikulli paraprakNGJARJA TE “LAPIDARI”, QYTETARËT: NUK NDIHEMI TË SIGURTË
Artikulli tjetërBANKA CREDINS RRIT KËSTET MUJORE TË KREDITORËVE