Organizata e bamirësisë “Save the Children” tha se numri i migrantëve që arrijnë në ishujt grekë gati është dyfishuar në javët e fundit.

Deri më tani, në muajin Gusht, 1,367 migrantë të rinj janë raportuar në Greqi, krahasuar me 1,721 në muajin Maj. “Save the Children” tha se rritja e numrit të migrantëve ndodh pjesërisht për shkak të pasigurisë që ka shkaktuar përpjekja për grushtshtet në Turqi, më 15 Korrik. Turqia, në muajin Mars, ka rënë dakord që të ndihmojë frenimin e migrantëve, pasi mbi 1 milionë prej tyre kanë arritur në Evropë në vitin 2015. Që nga marrëveshja midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian, shifrat kanë rënë në mënyrë dramatike, por ekziston frika se rënia nuk mund të jetë e qëndrueshme, citon REL. Migrantët janë kryesisht të ikur nga lufta në Lindjen e Mesme.

Artikulli paraprakMESAZHI I DJALIT TË BIN LADEN: TË RRËZOJMË REGJIMIN SAUDIT
Artikulli tjetërSHKODËR- MALËSI E MADHE, AKSIDENTOHET 53 VJEÇARI