Kur flasim për shkolla, diskutimi kryesor është rënia e numrit të nxënësve, por ndryshe nga sa pritej, në shkollën e mesme teknike të pyjeve “Kolë Margjini” në Shkodër ka patur një rritje të lehtë të numrit të nxënësve në vitin e parë. Drejtorja Albana Lleshaj bën të ditur se këtë vit janë 36 nxënës në klasën e dhjetë, 6 më shumë se një vit më parë.

Duke qenë se shkolla është kombëtare, nxënësit vijnë nga zona të ndryshme të Shqipërisë bën të ditur drejtorja.

Për të frenuar uljen e numrit të nxënësve, stafi pedagogjik ka ndërmarrë disa nisma promovuese në shkollat 9 vjeçare.

Prej vitesh në këtë shkollë është diskutuar për rënie të numrit të nxënësve, por drejtorja Albana Lleshaj kërkon nga të rinjtë që të ndjekin arsimin professional pasi drejtimet që ofron kjo shkollë janë aktualisht më të kërkuarat dhe paguarat në tregun e punës.

Artikulli paraprakCFARE NDODHI? BANORI VIP DEL VETE NGA SHTEPIA E BIG BROTHER
Artikulli tjetërVETTINGU NË POLITIKË, “KRERËT E LARTË TA NISIN NGA VETJA”