Teksa jemi dy ditë para nisjes së vitit shkollor, në shkollën e mesme pyjore “Kolë Margjini” afati për regjistrimet e nxënësve vijon të jetë I hapur deri në datën 30 shtator. Drejtorja Albana Lleshaj tregon se krahasuar me një vit më parë ka patur një rritje të numrit të nxënësve që janë regjitruar në klasat e dhjeta.

Dega më e preferuar edhe këtë vit është përpunimi I drurit.Drejtorja Lleshaj tregon se për nxënësit e kësaj shkolle ofrohen jo vetëm bursa por edhe rimbursime për transportin e nxënësve.

Këtë vit, pas disa viteve shkëputje, në këtë shkollë janë regjistruar edhe nxënës nga qytete të tjera të Shqipërisë të cilët do të akomodohen në konviktin që ofrohet falas për të gjithë nxënësit e kësaj shkolle

Artikulli paraprakBERISHA: RAMA SOLLI NË QEVERI BOSIN E NDRANGHETAS! HOQI CA TË KORRUPTUAR DHE SOLLI TË TJERË
Artikulli tjetërRIKTHIMI I FËMIJËVE NË SHKOLLË