Rritet numri i sulmeve seksuale të kryera nga azilkërkuesit
Nga 495 të akuzuarit për dhunë seksuale identiteti i të cilëve është i njohur, 298 janë të huaj. Në mesin e tyre janë 51 azilkërkues, përfshirë këtu edhe dy me vendim për t`u dëbuar, të cilëve u ka kaluar afati i dëbimit. 60 për qind të personave të akuzuar për dhunë seksuale janë të huaj ndërsa 10 për qind nga ta, janë azilkërkues, tregon statistika më e re kriminalistike, e prezantuar sot nga gazeta “Sonntagszeitung”. Ndërsa 10 për qind të të gjithë të akuzuarve për dhunim seksual gjatë vitit 2017 kanë qenë azilkërkues. Shtim të numrit të kallëzimeve penale ndaj azilkërkuesve gjatë vitit 2916 ka pasur edhe sa u përket ngacmimeve seksuale. Kështu, nëse në vitin 2015 ishin ushtruar 35 kallëzime për vepra të tilla, në vitin 2016 numri i tyre ishte rritur në 82, pra më shumë se dyfish, transmeton albinfo.ch. Dhe, numri i rritur nuk ka të bëjë me ndonjë ndryshim të shprehisë për të ushtruar kallëzime penale, thotë penalisti Martin Killias. Statistikat tregojnë gjithsesi për një shtim të numrit të veprave penale të kësaj natyre që janë kryer nga azilkërkuesit. Në vitin 2010 ata përbënin 6 për qind ndërsa në vitin 2016 kjo shkallë është rritur në 10 për qind.