Numri i personave të moshës së tretë të cilët kërkojnë të strehoen pranë shtëpisë të moshuarve në Shkodër këtë vit ka shënuar një rritje. Drejtori I këtij institucioni, Fatjon Hoxha tregon se aktualisht janë 65 persona që janë resident aty ndërsa ka rreth 10 kërkesa në muaj nga të moshuar të cilët kërkojnë të strehohen në këtë shtëpi.

Arsyet kryesore që detyrojnë të moshuarit që të strehohen në shtëpinë e të moshuarve janë nga më të ndryshmet, por kryesisht lidhen me emigracionin e familjarëve të tyre tregon drejtori Hoxha.

Të moshuarve të cilët banojnë në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër ju ofrohen të gjitha shërbimet e nevojshme sociale dhe shëndetësore, ndërsa nuk mungojnë as aktivitetet e organizuara herë pas herë për tua bërë qëndrimin në shtëpi sa më të këndshëm.

Artikulli paraprakRREZIK BOMBULAT E GAZIT NË BANESA
Artikulli tjetërANKIMOI MASËN E SIGURISË, JA KUR DO TË ZHVILLOHET SEANCA NË APELIN E GJKKO PËR ILIR METËN