“Vendi i dëshmisë dhe kujtesës” në Shkodër është i pari muze i ndërtuar në Shqipëri për të përkujtuar torturat e regjimit komunist në vendin tonë. Që nga hapja e këtij muzeu e në vijim ai është një nga pikat kryesore që turistët vendas dhe të huaj e vizitojnë. Edhe në këtë fillim sezoni veror numri I turistëve është rritur ndjeshëm krahasuas me një vit më parë. Gjerardo Nikjari historian në këtë muze na tregon se numri I turistëve kryesisht atyre nga Hollanda dhe Spanja janë rritur shumë.

Nga ana tjetër Nikjari tregon edhe impaktin që ky muze u lë turistëve të huaj të cilët mbetet pa fjalë kur shohin torturat dhe mizoritë që u janë bërë njerëzve gjatë viteve të komunizmit.

Tashmë pritshmëritë në këtë muze janë që në vijim të këtij sezoni numri I turistëve të rritët akoma më shumë. Dhe në këtë mënyrëe është vendosur që të punohet me orare më të zgjatura në mënyrë që të pëerballojnë edhe fluksin e shtuar të vizitorëve. Ky muze I cili është I ngritur në mjediset e burgut të ish Degës së Brendshme të qytetit të Shkodrës është një vlerë e shtuar e një aset tepër i rëndësishëm në jetën e përditshme të shoqërisë tonë. “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës” është i pari muze i ngritur në Shqipëri I cili përkujton vuajtjet e tmerrshme të të burgosurve politik gjatë diktaturës komuniste në vendin tonë.

Artikulli paraprakGRUPI LEZHJAN PËRFAQËSON SHQIPËRINË NË PALERMO
Artikulli tjetërRRITET NUMRI I DHURUESVE VULLNETAR TË GJAKUT