Vetëvrasjet janë bërë një nga fenomenet më shqetësuese në vendin tonë vitet e fundit ku shënohet një rritje e madhe e rasteve.

Të dhënat e fundit të publikuara në MONITOR nga INSTA-t tregojnë se ka një rritje të frikshme të numrit të personave që zgjedhin ti japin fund jetës duke u vetëvrarë. Në vitin 2016 numri i vetëvrasjeve për 100 mijë banorë ishte 8.2 ndërkohë ne vitin 2015 ky treguse ishte në shifrën 5.3 . Të tilla shifra flasin për një rritje tepër të ndjeshme të personave që vendosin të kryejnë aktin e vetëvrasjes.

 Por krahasuar me vendet e rajonit apo ato europiane shifrat janë shumë herë më të ulëta për faktorë të ndryshëm. Shqetësues gjithashtu është fakti se vetëvrasjet në Shqipëri janë 3 herë më të larta se vrasjet. Sipas INSTAT-it personat e vrarë nga të tjerët ishin 85 gjithësej ndërsa ata që i kanë dhënë fund jetës të matur me të njëjtin vit ishin 235.

Artikulli paraprak“JO BYPASS-it NË LUMIN BUNA”
Artikulli tjetërSOT, 106 VITE NGA LINDJA E MIGJENIT