Shkon në tre numri i viktimave nga të ftohtit në Shqipëri. 52-vjeçari Bashkim Çepa dyshohet se ka humbur jetën nga i ftohti. Ai punonte si roje pallati në Golem.
52-vjeçari është gjetur nga familjarët i pajetë dhe i ngrirë. Një ditë më parë një i pastrehë, 53 – vjeçari Leonard Beqiri është gjetur i pajetë në lagjen 2 të qytetit të Sarandës, në një banesë të improvizuar. Në Durrës një 38-vjeçar i pastrehë gjithashtu ndërroi jetë. Moti i keq vazhdon të vërë në rrezik jetë njerëzish në Shqipëri, sidomos të pastrehëve.