Numri i vizitave në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës ka njohur një rritje të konsiderueshme gjatë muajit gusht.
Kryeinfermieri i shërbimit të urgjencës Eduart Gjonaj shprehet se janë 100 deri në 120 vizita në ditë. Një prej rasteve që ka rritur numrin e atyre që paraqiten në urgjencën e spitalit të Shkodrës janë aksidentet. Gjonaj thotë se brenda 24 orëve janë 2 deri në 4 persona të aksidentuar që vijnë për ndihmën e shpejtë. Gjonaj tregon edhe rastet e tjera të atyre që marrin shërbim në urgjencën e spitalit të Shkodrës. Sa i përket shërbimit në urgjencën e spitalit rajonal momentalisht arrihet që të mbulohet plotësisht me mjekë dhe infermier edhe pse fluksi është më i lartë se muajt e tjerë.